Transmetuar më 10-06-2026, 22:02

Rindizet sërish zjarri në venddepozitimin e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.

Rreth orës 20:00 mbrëmjes së sotme, është konstatuar një vatër zjarri në zonën ku janë të depozituara mbetjet urbane të qytetit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Kujtojmë se mbetjet urbane të Vlorës kanë qenë shpesh burim shqetësimi si për shërbimin zjarrfikës, ashtu edhe për banorët e qytetit apo dhe turistët. Herë pas here, zjarret në këtë zonë kanë shkaktuar çlirimin e sasive të mëdha të tymit toksik në atmosferë, duke krijuar rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin.

Edhe pse mbetjet nuk depozitohen më në këtë vend, zona vijon të mbetet problematike dhe e rrezikuar nga zjarret, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta, siç ndodhi edhe sot.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit