Transmetuar më 10-06-2026, 21:03

TIRANË – Pas përfundimit të fjalimeve dhe adresimeve publike para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar aktivitetin e tyre qytetar për të 11-ën ditë radhazi.

Nën thirrjet dhe sloganet e protestës, pjesëmarrësit u shpërndanë në formë marshimi në disa akse të Tiranës, ndërsa përcollën mesazhe për vijimin e mobilizimit edhe në ditët në vijim.

Gjatë mbylljes së tubimit, protestuesit përsëritën moton “Nesër më shumë”, duke theksuar se synojnë të zgjerojnë pjesëmarrjen dhe angazhimin qytetar në protestat e ardhshme.

Tubimi i kësaj mbrëmjeje u karakterizua nga pjesëmarrja e qytetarëve të grupmoshave të ndryshme, aktivistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilët kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa kanë ftuar qytetarët t’u bashkohen tubimeve të ardhshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit