Transmetuar më 10-06-2026, 20:21

TIRANË – Pankartat dhe mesazhet e protestuesve kanë qenë ndër elementët më të spikatur të tubimit qytetar që po zhvillohet për të 11-ën ditë radhazi në kryeqytet.

Gjatë marshimit dhe grumbullimit para Kryeministrisë, pjesëmarrësit kanë shpalosur pankarta me mesazhe të ndryshme politike dhe sociale, përmes të cilave kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër qeverisë dhe projektit të kundërshtuar në zonën e Zvërnecit.

Ndër sloganet që kanë tërhequr vëmendjen ishte edhe mesazhi: “Njëri Gërdecin, tjetri Zvërnecin”, si dhe pankarta me mbishkrimin: “Në Shqipëri, ose ne ose Rama”, të cilat u mbajtën nga protestues të ndryshëm gjatë tubimit.

Qytetarët vijojnë të kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protesta ka mbledhur pjesëmarrës nga grupmosha dhe kategori të ndryshme shoqërore.

Tubimi është shoqëruar me thirrje, flamuj kombëtarë dhe fjalime publike, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit