Transmetuar më 10-06-2026, 19:18

TIRANË – Qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës që po zhvillohet prej 11 ditësh radhazi. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit.

Protesta e kësaj të marte, 10 qershor, është thirrur si një tubim mbarëkombëtar, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe aktivistëve nga zona të ndryshme të vendit. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë shpalosur pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa kanë përcjellë mesazhe kundër politikave të qeverisë.

Në protestë ishte i pranishëm edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur për publikun me emrin artistik Stresi, i cili iu bashkua qytetarëve në tubim.

Organizatorët e protestës e kanë cilësuar mobilizimin si një nga tubimet më të mëdha qytetare të ditëve të fundit, duke theksuar se pjesëmarrësit do të vijojnë qëndresën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të paraqitura ndaj institucioneve shtetërore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit