

9 persona arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që shisnin armë zjarri, lëndë plasëse e municion në kryeqytet
Tiranë – Nëntë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, gjatë hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksonit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ndaj një grupi kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion në kryeqytet.
Hetimet disa mujore proaktive bënë të mundur arrestimin e 9 shtetasve, Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, 21-35 vjeç, si dhe shpalljen në kërkim të dy shtetasve të tjerë Kevin Vila dhe Bledar Avdillari.
Gjatë hetimeve, 6 shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 7 armë zjarri (4 pistoleta dhe 3 automatikë), municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, i cili vijon për të identifikuar shtetas të tjerë të përfshirë në grup, si dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të grupit.
Ndërkohë që gjatë periudhës hetimore me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në total u sekuestruan 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë.
Nga hetimet dyshohet se 6 shtetasit e identifikuar gjatë operacionit “Rrjeti”, së bashku me shtetasit e arrestuar më parë, D. J., F. Gj., U. M., L. M. dhe K. M., të organizuar si grup, kanë siguruar dhe kanë shitur në zona të ndryshme të kryeqytetit, armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.
6 shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 7 armë zjarri (4 pistoleta dhe 3 automatikë), municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, i cili vijon për të identifikuar shtetas të tjerë të përfshirë në grup, si dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të grupit.
Hetimet vijojnë për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






