Transmetuar më 10-06-2026, 17:39

Një operacion i përbashkët mes Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Policia e Shtetit ka çuar në sekuestrimin e një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurëve të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një aparature elektronike për detektimin e metaleve të çmuara në Portin e Durrësit.

Kontrollet janë ushtruar ndaj pasagjerëve dhe automjeteve që mbërrinin nga linja e tragetit Ankona–Durrës, ku shërbimet doganore konstatuan fillimisht një valixhe që përmbante pajisje detektuese dhe aksesorë të montueshëm.

Në një rast tjetër, gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me automjet të ardhur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente me gurë të dyshuar si diamante.

Ndërkohë, në një automjet tjetër u zbulua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha rastet janë referuar për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore nga strukturat kompetente, ndërsa vijojnë verifikimet për origjinën dhe destinacionin e materialeve të sekuestruara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit