Transmetuar më 10-06-2026, 17:07

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit