Transmetuar më 10-06-2026, 17:02

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar ashpër ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, duke e akuzuar për përjashtim të themeluesve të Partisë Socialiste nga aktivitetet përkujtimore dhe për krijimin e përçarjeve brenda partisë.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Koçi shprehet se në festimet e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste në Fier, shumë prej themeluesve të saj nuk janë ftuar, gjë që sipas tij tregon sjellje përjashtuese dhe hakmarrëse.

Ai akuzon Ballukun se përmes mënyrës së drejtimit dhe ndikimit të saj politik ka krijuar, sipas tij, klimë frike dhe servilizmi, duke ndikuar në përçarjen e strukturave të partisë.

Koçi shkon më tej duke pretenduar se korrupsioni dhe praktikat e brendshme në administrim kanë ndikuar në rritjen e pakënaqësive dhe protestave në vend, duke bërë edhe akuza politike ndaj saj për ndikim indirekt në forcimin e opozitës dhe figurave të saj.

Në deklaratën e tij, ish-deputeti socialist përmend gjithashtu zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste dhe proceset organizative, duke ngritur shqetësime për mënyrën e përzgjedhjes së përfaqësuesve dhe funksionimin e strukturave drejtuese.

Në fund të reagimit, Koçi propozon ndryshime në organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste, duke kërkuar rritje të rolit të anëtarësisë në vendimmarrje, zgjedhje më demokratike të drejtuesve vendorë dhe kufizim të ndërhyrjes së përfaqësuesve të deleguar nga qendra në strukturat lokale.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të brendshme në radhët e socialistëve, ndërsa nuk ka pasur ende një reagim zyrtar nga drejtuesit e Partisë Socialiste.

Postimi i plotë i Koçit

1-Bulevardi digjet, korrupsioni krihet.

Themeluesja e korrupsionit nuk mund te mos e ushtroje zanatin edhe ne nje ceremoni kremtimi te pervjetorit te themelimit te PS.

Zakonisht ajo mbjell frike dhe servilizem kudo ku e dergojne, ne detyra shteterore apo partiake.

Mbreme shfaqi edhe vesin e lig te percarjes se themeluesve te PS.

Ca i ftoi, ca i harroi. Servilet dhe frikacaket rreth saj nuk bezane.

Performoi haptaz nje sjellje ordinere prej hakmarreseje.

Hierarkine e kontributeve te themelimit, modernizimit dhe fuqizimit te PS nuk e hedh dot askush ne koshin e plehrave.

Aspak imazhi i nje individi qe frymezon protestat e pernatshme ne bulevardin e Tiranes dhe qe ushqen PD ne e Sali Berishes. Aspak njeriu qe ne zgjedhjet e Majit 25 i solli historise se PS turpin e vjedhjes se votave edhe brenda llojit, e verifikuar nga procesi i rinumerimit, apo skandalin e fallsifikimit te perberjes se listes fituese ne numerimin e pare te fleteve te votimit. Dhe kurre njeriu qe perfshiu ne listen e deputeteve pinjollet e atyre qe i bene nenen votave dhe sakrificave te socialisteve ne zgjedhjet e vijes se kuqe te vitit 96 apo te atyre qe hoqen mbathjet para grave te Libofshes.

Nuk e çrrënjosin dot historinë e themelimit te PS themeluesit e korrupsionit.

2-Si u be PS Fier kryeqytet politik.

Viti 92 ka qene vendimtar ne procesin e shnderrimit te PS ne nje organizate te forte dhe moderne.

Sfida ka qene se pari intelektuale dhe morale.

PS u kthye shume shpejt shpirt dhe ndergjegje politike e shoqerise fierake. Ndertuam nje parti qe i sherbente qytetareve si modeli i i ndershmerise shembullore dhe i demokracise se plote institucionale. Ata gjeten te PS ate qe u mungonte ne marredhenien e tyre me shtetin dhe pushtetin e kohes.

Tezat politike kerkonin argumentim bindes dhe te sinqerte.

Ne rrafshin organizativ nisem nje proces thuajse unik ne disa elemente.

E para e ngritem partine me grupe nismetare ne cdo njesi, kryesisht me kuadro te rinj qe nuk nuk vinin nga PP.

70% e anetaresise ishte komplet e re dhe pa lidhje me PP.

E dyta ne ndertuam organizata ne baze profesioni ku kontributi intelektual gjeti terren permbushes te aspiratave te qindra specialisteve qe vinin nga fusha te ndryshme te sistemit profesional. Organizatat e Specialisteve te Naftes, te Arsimit, te Shendetesise, te Kultures, te Bujqesise, te Financave dhe Ekonomise, te Biznesit etj u kthyen ne terrenin politik te perpunimit te argumentit, ideve dhe alternatives qeverisese.

Ne kuptuam shpejt nevojen e ngritjes se kapacitetit dhe instrumentit koordinativ ne territor prandaj ndertuam te paret keshillin zonal dhe ja propozuam si detyrim statutor Kryesise se PSSH.

Dokumentat publike, promemoriet, kerkesat publike, konunikatat e PS Fier kishin format europian.

Keto kontribute e bene PS Fier organizaten me te mire ne rang vendi.

Te mos harrojme qe kjo veprimtari shtrihej ne cdo njesi jo vetem te Fierit te sotem, por edhe te Mallakastres, Patosit dhe Roskovecit. Me pas Mallakastra u nda me vete.

3-Homazh per kontribuesit e shuar.

Ja vetem disa prej tyre. Fieraket mund te plotesojne emra te tjere ne komentet perkatese. Nese nuk kane frike nga kontrolloret hskmarres te pelqimeve ne fb.

Nikollaq Koshovari

Gjergji Kerri

Luan Rustemi

Halit Kacanolli

Tashko Lako

Mimi Dema

Thoma Meço

Islam Lala

Naun Prifti

Fadil Cepele

Vasillaq Popi

Idriz Kabashi

Ylli Islami

Tomott Demiri

Toli Shabani

Xhoxhi Marku

Musa Makashi

Fatmir Xhindi

Marianthi Poro

Elida Jano

Qiriako Decka

Kristofor Leka

Sokrat Pitushi

Sokrat Plaku

XhevairTahiri

Kujtim Meta

Ilirian Iliazi

Todi Dano

Engjell Beshaj

Ilir Dano

Fatbardha Kapaj

Artan Ferati

Ahmet Ismaili

Leta Zoto

Ilir Behaj

Kujtim Amoniku

Perparim Nallbani

Nardi Sauli

Kristofor Sinani

Sefefin Tafa

Nikollaq Hysi

Skender Duraj

Xhevit Duraj

Arian Koçi

E shume e shume te tjere.

4-Cfare duhet ndyshuar

Mendoj se duhet hequr dore nga perqendrimi i gjithe pushtetit ne duart e te deleguarve.

Te rritet pushteti i anetaresise ne vendimmarrjen politike.

Ne rang qarku te ngrihet me vendim Asambleje nje strukture kolegjiale qe diskuton dhe vendos per ceshtjet kryesore dhe zhvillimet politike ne nivel vendor.

Te zgjidhen ne krye te PS ne rang Bashkie njerez me personalitet dhe nepermjet nje procesi votimi.

Te ndalohet shoqerimi i te deleguarve me dhjetera drejtues administrate te dikastereve.

Sepse opinioni ngatërron patronazhistet me shoqëruesit e te deleguarve e kjo krijon keqkuptime dhe fyerje per te zgjedhurit e strukturave vendore.

Te lirohen nga pergjegjesia,e te deleguarit personat qe jane nen ndjekje penale.

Vetem nje trimeri duhet sot: te jesh i ndershem.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit