

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa”, duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në territorin shqiptar.
Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Maqellarë–Bulqizë, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Benz”, furgon, që drejtohej nga shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në fshatin Pocest të Maqellarës. Në automjet u gjetën 762 koli me pije freskuese pa dokumentacionin përkatës shoqërues.
Kontrollet vijuan edhe në një automjet tjetër tip “Volkswagen” dhe në ambiente të lidhura me aktivitetin e të dyshuarve, ku u zbuluan dhe u sekuestruan 1296 koli të tjera me pije freskuese, si dhe 638 kuti me produkte ushqimore (salcë).
Në përfundim të veprimeve procedurale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”. Ndërkohë, është shpallur në kërkim vëllai i tij, shtetasi L. H., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet të paligjshëm.
Sipas hetimeve paraprake, dy vëllezërit dyshohet se kanë futur mallrat në territorin e Republikës së Shqipërisë duke shmangur procedurat e kontrollit dhe deklarimit doganor.
Në vijim të operacionit, nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj tre doganierëve të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë: B. C., 43 vjeç, Sh. K., 60 vjeç dhe F. M., 48 vjeç.
Policia sekuestroi mallrat e dyshuara të kontrabanduara, si dhe dy automjetet e përdorura për transportimin e tyre.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.
Dibër Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”, ku u godit një rast i kontrabandës së mallrave. U kap në flagrancë në aksin rrugor “Maqellarë–Bulqizë”, duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij. Procedohen penalisht 3 doganierë të PKK Bllatë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara dhe 2 automjete. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin policor të koduar “Dërgesa”. Në aksin rrugor Maqellarë–Bulqizë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga shtetasi E. H. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, furgon, u gjetën 762 koli me pije freskuese pa faturë shoqëruese. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në ambientet e banesës dhe në një automjet tjetër tip "Volkswagen", u gjetën 1296 koli me pije freskuese dhe 638 kuti me produkte ushqimore (salcë). Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në fshatin Pocest, Maqellarë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi L. H. Nga hetimet paraprake dyshohet se dy vëllezërit kanë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë mallrat e sipërpërmendura në mënyrë të kundërligjshme, duke shmangur procedurat e kontrollit dhe deklarimit doganor. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasit B. C., 43 vjeç; Sh. K., 60 vjeç; dhe F. M., 48 vjeç, të tre me detyrë doganierë në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






