Transmetuar më 10-06-2026, 13:03

TIRANË – Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik “Cllevio”, ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të shkurtër gjatë paraqitjes së tij në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Teksa po hynte në gjykatë për të marrë pjesë në seancën e procesit ndaj Laert Haxhiut, Ahmeti u pyet nga gazetarët lidhur me protestat e zhvilluara jashtë ambienteve të gjykatës.

Në përgjigjen e tij, reperi u shpreh shkurt: “Unë jam me Ramën, jam me bosin.”

Deklarata e Cllevios u bë menjëherë objekt komentesh në rrjetet sociale, ndërsa ai nuk dha shpjegime të mëtejshme mbi qëndrimin e tij politik apo arsyet e kësaj deklarate.

Kleviol Ahmeti ndodhej në GJKKO për të dëshmuar në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, një prej çështjeve më të rëndësishme që po shqyrtohen aktualisht nga drejtësia shqiptare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit