

Një djalë i ri nga Turqia që ishte zhdukur në rrethana të paqarta është gjetur sot, por ai ishte shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës.
Denoncimin për 24 vieçarin turk Doğukan Cinar e bëri shoqja e tij po turke.
Ajo kallëzoi largimin nga banesa në Tiranë, të shokut të saj turk 24 vjeçar, dhe humbjen e kontakteve me të.
Doğukan, është larguar nga banesa ku jetonin së bashku në rrugën “Demir Zyko” dhe nuk është kthyer më, tha e reja.
Ajo shtoi se fillimisht ka menduar se 24-vjeçari mund të ishte larguar për arsye personale, por shqetësimi është rritur pasi kanë kaluar dy ditë pa asnjë kontakt dhe telefoni i tij rezulton i fikur.
Sipas saj, i riu ka lënë në banesë pasaportën dhe ka marrë me vete vetëm një shumë të vogël parash. Ajo shton se në ditët e fundit ai ka shfaqur shenja ankthi.
Sot, Policia e Shtetit njoftoi se e gjeti të riun. Ajo tha se 24-vjeçari është shtruar në spitalin psikiatrik nr. 5 dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale për rastin u referuan në Prokurori, për vlerësim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






