Transmetuar më 10-06-2026, 11:59

TIRANË – Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun me emrin artistik “Cllevio”, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut.

Ahmeti pritet të japë dëshminë e tij lidhur me një ngjarje të ndodhur në qershor të vitit 2022, kur në biznesin e tij në Durrës u vendos lëndë plasëse. Çështja është pjesë e hetimeve dhe akuzave që lidhen me aktivitetin kriminal të grupit të dyshuar të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Sipas dëshmive të dhëna nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, sulmi ndaj këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, dyshohet të ketë ardhur pas një konflikti të mëparshëm mes tij dhe Kleviol Ahmetit.

Kjo nuk është hera e parë që Ahmeti paraqitet në GJKKO në lidhje me këtë proces. Ai ka deklaruar edhe më herët publikisht se ka pasur mosmarrëveshje dhe përplasje me Noizyn, çështje që tashmë po shqyrtohen edhe në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut.

Seanca e radhës po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa dëshmitë e personave të thirrur konsiderohen me rëndësi për zbardhjen e ngjarjeve që përfshihen në dosjen e bujshme hetimore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit