Transmetuar më 10-06-2026, 11:49

Shëngjin, Lezhë – Dy persona hapën zjarr dhe lanë të plagosur një djalë të ri, ndërsa menjëherë më pas u larguan për ti shpëtuar ndjekjes policore.

Policia tha se rreth orës 10:45, në një kompleks në Shëngjin, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Kristian Gjoni, rreth 35 vjeç.

Dyshimet janë se ngjarja ka nisur si një debat me fjalë mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit, për motive që nuk janë bërë publike nga policia.

Situata ka precipituar dhe në skenë ka dalë arma e zjarrit. Pasi plagosën 35 vjeçarin, dy autorët u zhdukën në drejtim të paditur.

I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit