Transmetuar më 10-06-2026, 11:01

Gjirokastër – Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në pishinë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa dyshohet se i mituri ka pësuar një infarkt gjatë qëndrimit në ujë, çka ka sjellë humbjen e menjëhershme të jetës së tij.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje janë njoftuar shërbimet përkatëse, ndërsa trupi i pajetë është vënë nën procedurat mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit