Transmetuar më 10-06-2026, 10:32

Gjirokastër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën në një pishinë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa dyshohet se i mituri mund të jetë ndikuar nga temperatura e ulët e ujit, por rrethanat e sakta të incidentit mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar autoritetet përkatëse, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet që çuan në humbjen e jetës së të miturit.

Trupi i pajetë i 15-vjeçarit është vënë nën procedurat përkatëse mjeko-ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi dinamikën e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit