Transmetuar më 10-06-2026, 09:49

Shëngjin – Një 22-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë, është arrestuar në Shëngjin me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, në pranga ka rënë Orgito Paloka, 22 vjeç, lindur në Lezhë, i cili ishte në arrati që prej 18 majit të këtij viti.

Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e të riut në qarkun e Lezhës.

Policia bën me dije se lokalizimi dhe kapja e tij u mundësuan falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet spanjolle përmes rrjetit ENFAST.

Sipas autoriteteve, ndaj 22-vjeçarit ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pas vendimit të Gjykatës së Hetimit Nr. 2 në Ibiza të Spanjës, më 18 maj 2026. Ai akuzohet për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Ndërkohë, strukturat kompetente po vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit