Transmetuar më 09-06-2026, 19:14

Produksioni i spektaklit “Ferma VIP” ka vendosur të bëjë një ndryshim në programacionin e transmetimit televiziv në prag të finales së madhe të këtij edicioni.

Sipas njoftimit, ndryshimi prek drejtpërdrejt ditën e transmetimit të Prime-it, duke devijuar nga skema e zakonshme e ndjekur gjatë javëve të fundit.

Deri më tani, Prime-t janë transmetuar rregullisht çdo të hënë dhe të premte, ndërsa finalja e madhe është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 15 qershor.

Për të krijuar një distancë më të përshtatshme kohore mes spektaklit të fundit eliminator dhe natës finale, produksioni ka vendosur që Prime-i i radhës të mos zhvillohet të premten, por të enjten.

Ky ndryshim i jep më shumë kohë finalistëve dhe stafit realizues për përgatitjet e natës përmbyllëse të spektaklit, duke shmangur afërsinë e ngjeshur të transmetimeve në ditët para finales.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit