Transmetuar më 09-06-2026, 18:10

Banorët e Durrësit dhe zonave përreth pritet të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së mërkurë, 10 qershor, për shkak të punimeve të planifikuara në sistemin energjetik.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) ka njoftuar se, në kuadër të ndërhyrjeve që do të kryhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), do të stakohet stacioni i pompave në Fushë Kuqe.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e energjisë elektrike në stacionin e pompave do të zgjasë nga ora 08:00 deri në orën 16:00, çka do të ndikojë drejtpërdrejt në furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Durrësit dhe në disa zona përreth.

Autoritetet e ujësjellësit sqarojnë se ndërhyrja është e domosdoshme për realizimin e punimeve në rrjetin energjetik dhe kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet e përkohshme që mund të krijohen.

SHRUKD u ka bërë thirrje abonentëve të marrin masat e nevojshme paraprake për të përballuar intervalin kohor të ndërprerjes së mundshme të furnizimit me ujë, deri në rikthimin e plotë të funksionimit të sistemit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit