

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, të cilat do të sjellin kryesisht mot të kthjellët, por pa shmangur alternimet e vranësirave mesatare deri të dendura. Sipas parashikimeve, këto vranësira do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje dhe në jug të territorit.
Gjatë intervalit kohor nga mesdita deri në pasdite, zonat kodrinore dhe malore pritet të përfshihen nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Ndërkohë, në relievet malore në lindje dhe në malësitë e jugut, rrebeshet do të jenë hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Sa i përket parametrave të erës, ajo do të fryjë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi, me një shpejtësi mesatare që do të arrijë deri në 10 m/s.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






