

Tërmet 4 ballë në Shqipëri. Epiqendra e lëkundjes sizmike ishte në fshatin Cepo të Gjirokastrës, raporton noa.al.
Instituti shqiptar i Gjeoshkencës tha se tërmeti me fuqi 4 ballë të shkallës Rihter ishte me thellësi 15 km.
Ai u ndje në orën 22.56. Por shërbimi Evropian sizmike EMSC tha se thellësia e tërmetit ishte vetëm 5 km.
Më herët në 22.48 një tjetër tërmet 4 ballë u ndje në jug. Epiqendra ishte 314 km larg Ersekës dhe kishte po ashtu thellësi 15 km.
Nuk raportohet për dëme materiale.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






