

Shqipëria do të përjetojë ditë me temperatura të larta gjatë javës së ardhshme, me kulmin që pritet të arrijë 37-38 gradë Celsius në mesditë, paralajmërojnë meteorologët.
Meterologia Tanja Porja shpjegon se paraditja do të ngrohet shpejt, ndërsa mesdita do të jetë shumë e nxehtë. “Një javë e nxehtë deri të mërkurën, më pas të enjten, të premten dhe të shtunën pritet një freskim i lehtë. Megjithatë, temperaturat gjatë mesditës do të mbeten në rreth 33-35 gradë Celsius, ndërsa mëngjeset dhe netët do të jenë relativisht të freskëta, veçanërisht në zonat malore,” tha Porja.
Në zonat bregdetare, termometri i mëngjesit do të luhatet nga 19-20 gradë, ndërsa në brendësi të vendit do të jetë 15-16 gradë Celsius. Autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar ndaj nxehtësisë, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






