

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi të hënën brigjet e Kubës, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS). Lëkundja sizmike u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash dhe u ndje në zonat përreth epiqendrës.
Autoritetet kubane po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë ndikimin e tërmetit, ndërsa deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës civile.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






