

TIRANË- Një debat i ashpër virtual është zhvilluar mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe influenceres së njohur, Dea Mishel Hoxha.
Shkak për përplasjen është bërë qëndrimi i hapur i blogeres kundër kryeministrit Edi Rama, lidhur me sulmet e tij ndaj figurave të rrjeteve sociale që kanë mbështetur protestat në kryeqytet.
Dea Mishel ka publikuar mesazhin e deputetes ku ofendon duke i dërguar një dy foto krahasuese të blogeres. "Të bësh ironi ti shëmtirë është fundi i botës”, i ka shkruar deputetja Deas, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur duke i thënë se është fiks ashtu siç e kishte pritur, një “analfabete funksionale”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






