

Vetëm pak kohë pasi konfirmuan ndarjen e tyre, Brikena dhe Mateo do të rikthehen në të njëjtin ambient profesional, këtë herë si pjesë e panelit të sezonit të ri të emisionit sportiv “Top Arena”, që nis transmetimin më 11 Qershor.
Fotot e realizuara gjatë përgatitjeve të programit tregojnë një distancë të dukshme mes ish-çiftit. Pavarësisht se ndodhen në të njëjtin ambient dhe në të njëjtin grup, ata janë pozicionuar në skaje të ndryshme, duke ruajtur largësinë dhe duke ecur me persona të tjerë në mes.
Brikena kishte sqaruar më parë për ndjekësit se ndarja ishte bërë në mënyrë paqësore dhe me respekt reciprok. Megjithatë, projekti i ri i detyron të dy të bashkëpunojnë në të njëjtin panel gjatë gjithë sezonit, duke bërë që publiku të ndjekë me vëmendje çdo ndërveprim mes tyre në studio.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






