Transmetuar më 08-06-2026, 21:28

TIRANË – Mijëra qytetarë kanë dalë sot në rrugët e Tiranës për të marrë pjesë në një marshim masiv drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit, të përbërë nga të rinj, të moshuar, familje me fëmijë dhe qytetarë të ndryshëm, marshuan përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke brohoritur thirrje si “Revolucion”, “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama dorëhiqu”.

Pjesëmarrësit inkurajuan kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve të bashkoheshin me marshimin, ndërsa atmosfera ishte e mbushur me ngarkesë qytetare dhe thirrje për ndryshim politik.

Organizatorët e tubimit deklaruan se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të qytetarëve, duke e shndërruar marshimin në një nga mobilizimet më të mëdha qytetare të ditëve të fundit në kryeqytet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit