

TIRANË – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka njoftuar propozimin e emrave për 33 ambasadorë të BE-së dhe 7 zëvendësshefave të delegacioneve.
Mes emrave të propozuar është edhe Sofia Moreira de Sousa, e cila pritet të marrë postin e ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë. Ajo aktualisht shërben si shefe e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali dhe më parë ka mbajtur detyrën e ambasadores së BE-së në Kepin e Gjelbër (Cabo Verde).
Emërimi i saj do të formalizohet pasi të merret miratimi zyrtar nga autoritetet shqiptare dhe të përfundojnë procedurat administrative të procesit të rotacionit për vitin 2026.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






