

TIRANË – Protestat e zhvilluara në kryeqytet nën moton “Shqipëri e Re” kanë vijuar edhe sot me një marshim në rrugët kryesore të Tiranës, ku qytetarët janë drejtuar drejt qendrës së qytetit duke bërë thirrje për dorëheqje.
Gjatë lëvizjes së tyre në bulevard dhe rrugët përreth, protestuesit kanë thirrur “Dorëhiqu!”, ndërsa në disa momente kanë ftuar edhe kalimtarët që t’i bashkohen marshimit me thirrjen “Bashkohuni me ne”.
Marshimi është zhvilluar në kuadër të protestës së vazhdueshme që po zhvillohet në kryeqytet, ku pjesëmarrësit shprehin pakënaqësi ndaj qeverisë dhe kërkojnë ndryshime politike.
Protesta vijon të mbetet masive, me pjesëmarrje të qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit, ndërsa tubimi pritet të vijojë edhe në orët në vijim.




Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






