Transmetuar më 08-06-2026, 20:03

Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në Tiranë për të vijuar protestën kundër projektit në Zvërnec, ndërsa tubimi ka hyrë në ditën e 9-të të tij.

Gjatë marshimit nga sheshi drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë, protestuesit kanë shpalosur një manifest të ri politik, ku kërkohen ndryshime të thella në sistemin qeverisës.

Në këtë manifest, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore të votuar nga populli, si dhe realizimin e një procesi vettingu për çdo politikan.

Tubimi është zhvilluar nën moton “Shqipëria e re”, ndërsa qytetarët mbanin pankarta të ndryshme dhe thirrje për dorëheqjen e qeverisë aktuale. Një grup studentësh ka udhëhequr marshimin me pankartën “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”.

Protesta vijon të mbetet një nga tubimet më të mëdha të ditëve të fundit, me pjesëmarrje të qytetarëve edhe nga treva të ndryshme të vendit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit