Transmetuar më 08-06-2026, 19:51

Në një tubim madhështor para Kryeministrisë, protestuesit kanë kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.

“Jep dorëheqjen. E dimë që fut provokatorë këtu për të shkaktuar trazira, por gjithë populli shqiptar është këtu”, u shprehën disa nga qytetarët e pranishëm.

Një tjetër protestues deklaroi: “Jemi për rrëzimin e qeverisë, jemi për rrëzimin e Edi Ramës”.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 9-të, ka fituar mbështetje edhe jashtë kryeqytetit. Shqiptarë nga treva të ndryshme kanë dalë në rrugë për të mbështetur tubimet që po zhvillohen në Tiranë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit