Transmetuar më 08-06-2026, 19:47

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Paskuqan, ku humbi jetën 27-vjeçari Ardian Baloshi.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje janë sekuestruar 10 gëzhoja, të cilat dyshohet se janë lëshuar nga arma e përdorur nga autori i dyshuar, Sadik Llanaj.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Baloshi është qëlluar në kokë, plagë që i shkaktoi vdekjen. I riu u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori dyshohet të ketë tentuar të vrasë edhe një person tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes. Megjithatë, objektivi i dytë ka arritur t’i shpëtojë të shtënave pa pësuar lëndime.

Pas krimit, autori u largua nga vendngjarja dhe vijon të jetë në kërkim. Për shkak se dyshohet se lëviz ende i armatosur, policia e konsideron atë person me rrezikshmëri të lartë dhe ka angazhuar struktura të specializuara për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motiveve që çuan në këtë akt të rëndë kriminal.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit