Transmetuar më 08-06-2026, 19:39

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Fermo në Itali, ku një 50-vjeçar shqiptar ka përfunduar në gjendje kome pas një sulmi fizik.

Sipas mediave vendase, shqiptari, i cili jetonte në Fermo prej 30 vitesh dhe punonte si murator, ka ndërhyrë për të mbrojtur një të moshuar italian që po bezdisej nga disa të rinj me origjinë afrikane në një bar të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa shqiptari po pushonte në lokal pas punës me vjehrrin e tij. Kur ka vënë re situatën, ai ka ndërhyrë për të larguar agresorët, por në një moment është sulmuar fizikisht dhe një prej tyre e ka goditur me gur në kokë. Viktima ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Ankonës, ku aktualisht ndodhet në gjendje kome.

Fqinjët dhe banorët e zonës e përshkruajnë shqiptarin si një person të respektueshëm dhe me ndjenja të forta qytetare, që gjithmonë ka treguar gatishmëri për të ndihmuar të tjerët.

Policia lokale ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit