

Tensione janë regjistruar në nisje të tubimit të qytetarëve para Kryeministrisë, ku disa prej tyre janë përplasur me përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD).
Qytetarët kanë kërkuar largimin e përfaqësuesve politikë nga protesta, duke theksuar se nuk dëshirojnë asnjë përfaqësim partiak në këtë tubim.
Një prej protestuesve, duke përdorur megafonin, ka akuzuar deputetin Redi Muçi të Lëvizjes Bashkë për përpjekje për të ndërhyrë në rrjedhën e protestës, duke thënë se “po prish protestën”.
Protestuesit, në kor, kanë brohoritur thirrje si: “Opozitë e shtirur”, “Shporrni partitë” dhe “Opozita jemi ne”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj përfshirjes së forcave politike në tubim.
Ngjarja pasqyron tensionin mes qytetarëve që kërkojnë një pjesëmarrje të pastër qytetare dhe përfaqësuesve të partive që synojnë të marrin pjesë në aktivitetin publik.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






