Transmetuar më 08-06-2026, 18:52

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Shkodër me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste në këtë degë.

Gjatë takimit, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi veshja e kreut të qeverisë, i cili, ndryshe nga aktivitetet e zhvilluara në qytete të tjera, u shfaq i veshur me një bluzë ku paraqiteshin flamingot.

Ky detaj është interpretuar si një mesazh simbolik në lidhje me mbrojtjen e këtyre shpendëve, të cilët janë të pranishëm në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës. Veshja e kryeministrit vjen në një kohë kur vijojnë debatet dhe reagimet e grupeve mjedisore lidhur me investimet e planifikuara në zonën e Zvërnecit.

Megjithatë, kryeministri Rama nuk bëri ndonjë koment publik në lidhje me simbolikën e bluzës së tij gjatë aktivitetit të zhvilluar në Shkodër.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit