Transmetuar më 08-06-2026, 16:00

Tiranë, 8 qershor 2026 – Ngjarja e fundit në një nga degët e OTP Bank Albania ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e sigurisë dhe vlerat që promovon Grupi OTP, si solidariteti, përgjegjësia dhe respekti për jetën njerëzore.

Në këtë kuadër, Banka OTP Albania vlerëson qytetarin që ndërhyri me kurajo dhe guxim, duke vonuar agresorin dhe duke i dhënë mundësi stafit të sigurisë të reagojë në kohë.

OTP Bank Albania thekson se siguria e jetëve njerëzore është gjithmonë prioriteti i saj kryesor dhe raste të tilla nuk promovohen.

Ky gjest i qytetarit është një shembull i përgjegjësisë dhe solidaritetit, ndaj banka i shpreh mirënjohjen për ndihmën e dhënë në një moment të vështirë, duke reflektuar vlerat e grupit për mbështetje dhe kujdes ndaj komunitetit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit