

Shkodër – Një konflikt mes dy shtetasve është regjistruar mesditën e së hënës në Velipojë, ku si pasojë të dy personat e përfshirë kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 13:35, shtetasit me iniciale A. R. dhe K. G. dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta.
Nga përplasja, të dy personat kanë pësuar dëmtime dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor në spital.
Burime hetimore bëjnë me dije se nga veprimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar edhe me armë zjarri në ajër.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






