

ATIKË, GREQI – Ka përfunduar në mënyrë tragjike odiseja e kërkimeve për shtetasin shqiptar Gentian Vasil, 50 vjeç, i cili rezultonte i zhdukur në shtetin fqinj që prej datës 29 maj 2026. Ai është gjetur pa shenja jete pas disa ditësh kërkimesh intensive.
Lajmi i rëndë është konfirmuar zyrtarisht nga familjarët e tij, të cilët përmes një mesazhi kanë falënderuar të gjithë ata që u angazhuan, ndihmuan në terren dhe shpërndanë njoftimet për gjetjen e tij.
Nga të dhënat e para paraprake, dyshohet se 50-vjeçari ka humbur jetën aksidentalisht si pasojë e rënies nga një lartësi shkëmbore. Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ndërsa autoritetet policore greke kanë nisur veprimet procedurale dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Më herët, familjarët e Vasilit kishin denoncuar zhdukjen e tij në zonën e Magoulas në Atikë, duke vënë në lëvizje strukturat ligjzbatuese greke dhe komunitetin shqiptar atje. Pavarësisht shpresave të familjes gjatë ditëve të kërkimit, operacioni u mbyll me gjetjen e trupit të pajetë të 50-vjeçarit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






