

TIRANË – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur mesditën e sotme, duke specifikuar dinamikën e ngjarjes dhe duke konfirmuar zyrtarisht të dhënat e siguruara më herët në rrugë operative.
Sipas policisë, alarmi është marrë rreth orës 11:25, kur në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B. (Ardian Baloshi), rreth 27 vjeç.
Dinamika e krimit sipas Policisë së Shtetit
Nga veprimet e para hetimore dhe provat e administruara në terren, rezulton se krimi ka ndodhur në rrugën “Dervish Luzha”, ku pas një konflikti për motive të dobëta (i cili referuar dëshmive lidhet me lojën e kalçetos), 27-vjeçari është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është identifikuar zyrtarisht shtetasi S. Ll. (Sadik Llanaj), rreth 39 vjeç.
Operacioni në terren dhe sqarimi për të lënduarit
Policia e Shtetit ka sqaruar gjithashtu dy pika të rëndësishme që qarkulluan në mediat e shkruara gjatë orëve të para:
Nuk ka persona të tjerë të plagosur: Ndryshe nga informacionet e para të paverifikuara, autoritetet konfirmojnë se nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar.
Kontrolle në akset kryesore: Menjëherë pas identifikimit të 39-vjeçarit Sadik Llanaj, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore rrugore dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin e tij me mbështetjen e forcave të shtuara në terren (përfshirë repartin RENEA).
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Tiranë
Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.
Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që lidhet me këtë ngjarje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






