

TIRANË – Vrasja e mbetur pas një konflikti banal në Kamëz, ku viktimë mbeti 27-vjeçari Ardian Baloshi, ka vënë në lëvizje repartet elitë të Policisë së Shtetit. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet ky krim, strukturat e Policisë së Tiranës kanë kërkuar mbështetjen e forcave speciale.
Për shkak të dyshimeve të forta se autori, shtetasi Sadik Llanaj, është ende i armatosur dhe mund t’u kundërpërgjigjet forcave të rendit, forcat RENEA kanë zbarkuar në terren këtë mesditë dhe kanë nisur një operacion masiv kërkimi.
Gjithë zona ku dyshohet se fshihet i dyshuari është vendosur në rrethim të plotë, ndërsa efektivët e armatosur po ushtrojnë kontrolle të rrepta në banesa, objekte të braktisura dhe në akset rrugore kryesore e dytësore të Kamzës.
Hetuesit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë po bashkërendojnë veprimet për lokalizimin e menjëhershëm dhe prangosjen e autorit përpara se të largohet nga perimetri i rrethimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






