

TIRANË – Ka përfunduar në mënyrë tragjike ngjarja e rëndë në Kamëz.
Personi që mbeti i plagosur me armë zjarri ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të rënda të marra në trup.
Paralelisht, polica ka arritur të bëjë edhe identifikimin e plotë të viktimës, i cili është shtetasi Amarildo Vukaj.
Përkundër ndërhyrjes së parë të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë dot dëmtimeve të shkaktuara nga plumbat.
Grupi hetimor dhe forcat e policisë kanë ngritur disa pika kontrolli dhe po krehin zonën me qëllim identifikimin e autorit, zbardhjen e motiveve të këtij krimi të rëndë dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së vrasjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






