

SHIJAK – Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur një ditë më parë në ambientet e një lokali në Shijak. Në pranga ka rënë shtetasi Elton Beqiri, i cili akuzohet si personi që qëlloi mbi bashkëfshatarin e tij.
Nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur i plagosur shtetasi Bjondi Guri. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore nga bluzat e bardha dhe, fatmirësisht, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve të para nga grupi hetimor, zanafilla e këtij atentati të mbetur në tentativë dyshohet të jetë një konflikt i vjetër dhe i mbartur mes autorit të dyshuar Elton Beqiri dhe të dëmtuarit Bjondi Guri.
Materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë kompetente, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e motiveve të sakta të konfliktit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






