

KORÇË – Një aksident i shpejtë i agjentëve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës ka çuar në prangosjen e një shtetasi mesditën e kësaj të hëne. Arrestimi i tij u bë në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë.
Operacioni i koduar pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga struktura policore, të cilat bënin me dije se ky person qarkullonte i armatosur në këtë aks rrugor.
Shërbimet e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë bllokimin e mjetit dhe kapjen në flagrancë të të dyshuarit. Gjatë kontrollit të ushtruar, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa po punohet për zbardhjen e motiveve dhe origjinës së armës së zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






