Transmetuar më 08-06-2026, 12:00

TIRANË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve të para të bluzave të bardha, fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të këtij krimi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit