Transmetuar më 08-06-2026, 10:22

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale për të reaguar ndaj protestave që po zhvillohen prej ditësh në disa qytete të vendit kundër projektit të ndërtimit në Zvërnec. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama ka ndarë disa nga pankartat dhe memet më pikante të krijuara nga qytetarët, duke ironizuar njëkohësisht kauzën e tyre si një "revolucion imagjinar".

Kreu i qeverisë u shpreh se ndihet i argëtuar nga kreativiteti i shfaqur në pankarta, duke u përcjellë falënderime autorëve, ndonëse nuk la pa thumbuar fjalimet e mbajtura gjatë tubimeve.

Mesazhi i plotë i kryeministrit Edi Rama: "RROFTË MEMEMANIA. Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove. Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja…"

Në reagimin e tij, Rama këmbënguli se shqetësimet e ngritura nga protestuesit për mjedisin janë "rreziqe imagjinare", duke mbrojtur projektin investues dhe duke deklaruar se ky i fundit do të shërbejë për të transformuar më tej Shqipërinë.

RROFTË MEMEMANIA🫵

Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove😍

Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë😁🦩❤️

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit