Transmetuar më 08-06-2026, 10:18

PRISHTINË – Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë përmes një ceremonie festive dhe madhështore. Futbollisti kuqezi ka mbledhur në këtë ditë të veçantë familjarë, miq të ngushtë dhe shumë nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar, duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën e tij personale menjëherë pas përfundimit të impenjimeve me përfaqësuesen.

Mbrëmja martesore është shndërruar në një festë të vërtetë kuqezinjsh, ku nuk kanë munguar shokët e tij të skuadrës nga ekipi kombëtar dhe fusha e blertë.

Yjet e futbollit që respektuan çiftin: Në mesin e të ftuarve VIP ranë në sy lojtarët e Kombëtares dhe emrat e njohur të futbollit si: Elseid Hysaj, Mirlind Daku, Ardian Ismajli, Bujar Pllana, Julian Shehu, Adrion Pajaziti dhe Indrit Tuci.

Për atmosferën dhe argëtimin e të pranishmëve deri në orët e vona të mëngjesit janë kujdesur dy prej ikonave të muzikës popullore dhe argëtuese shqiptare, Afrim Muqiqi dhe Sabri Fejzullahu, të cilët me repertorin e tyre kanë elektrizuar ambientin. Momente të shumta gëzimi dhe përgëzime për çiftin janë ndarë gjerësisht edhe nga të ftuarit përmes rrjeteve sociale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit