

TIRANË – Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ai do të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor që po zhvillohet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ku i pandehur është ish-kryeministri Sali Berisha.
Thirrja e zotit Ruli për të dëshmuar lidhet direkt me funksionin zyrtar që ai mbante në kohën kur u kryen procedurat, pasi gjatë periudhës së privatizimit të pronave të ish-kompleksit, ai ushtronte detyrën e Ministrit të Ekonomisë.
Dëshmia e tij konsiderohet me interes për ecurinë e procesit, për shkak të rolit institucional dhe vendimmarrjeve që dikasteri që ai drejtonte ka pasur në kalimin e pronave shtetërore drejt privatizimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






