Transmetuar më 08-06-2026, 08:18

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen Kolonia të Gjakovës, ku një konflikt mes dy grupeve familjare përfundoi tragjikisht me humbjen e jetës së një 18-vjeçari.

Sipas burimeve pranë hetimit, në përleshje dyshohet se janë përfshirë Ilir Sofra, Floreta Hadri, L.K., Sehar Gashi, Senad Gashi dhe Egzon Gashi.

Ngjarja është raportuar rreth orës 21:30 në rrugën “Ali Ibra”, pasi Policia e Kosovës mori njoftim për një konflikt fizik në zhvillim. Patrullat policore konstatuan se dy grupe familjare ishin përfshirë në një përleshje të dhunshme.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, gjatë konfliktit dyshohet se Ilir Sofra ka përdorur një mjet të mprehtë, me të cilin ka goditur viktimën B.G., i lindur në vitin 2008.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe humbi jetën.

Nga ngjarja kanë mbetur të lënduar edhe një person tjetër i përfshirë në konflikt si dhe vetë Ilir Sofra, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se mjeti i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur gjatë ngjarjes ende nuk është gjetur.

Me urdhër të prokurorit për krime të rënda, rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në konfliktin fatal.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit