

TIRANË – Ish-fituesja e edicionit të pestë të "Big Brother VIP Albania", Selin Bollati, ka ndarë një mesazh tejet emocionues në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së moderatorit dhe kantautorit të njohur, Ardit Gjebrea. Përmes një postimi të shoqëruar me një fotografi nga skena e "Këngës Magjike", ku të dy bashkëprezantuan festivalin, ajo ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë profesionale dhe personale.
Në urimin e saj, Bollati e cilëson Gjebrean si mentor dhe shprehet e privilegjuar për mundësinë e bashkëpunimit me të.
"Gëzuar Ditëlindjen Ardit! Sa dashuri mban zemra ime për ty, këtë as nuk e përshkruaj dot, as fjalë mjaftueshëm nuk ka… Përjetë mirënjohëse dhe absolutisht me shumë fat që Zoti më solli tek ty. Festofsh 100-ra ditëlindje të tjera, Mentor!" – ka shkruar ajo në platformat e saj sociale.
Mesazhi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe publikut, duke u shoqëruar me reagime të shumta. Krahas angazhimeve në ekran, Selin Bollati vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së medieve rozë edhe për jetën e saj private, veçanërisht për romancën me Gimbon, marrëdhënie e cila nisi brenda shtëpisë së famshme të reality show-t.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






