Transmetuar më 07-06-2026, 23:12

Gjakovë – 7 qershor 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në Gjakovë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pas një përleshjeje fizike mes disa personave.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra” pas një zënke që ka eskaluar në dhunë. Si pasojë, tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Gjakovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit është gjithashtu i dyshuar në lidhje me rastin.

Ajo shtoi se njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, po ndërmarrin veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka nisur si një konflikt mes të rinjve, i cili më pas ka eskaluar në përleshje fatale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit