

Kosovë – 7 qershor 2026
Me mbi 94% të votave të numëruara në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, janë publikuar të dhëna paraprake mbi rezultatet dhe ndarjen e mundshme të ulëseve në Kuvend.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 43.44% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.36%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.87%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.18% dhe Lista Serbe me 5.29%.
Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit shënon rënie prej rreth 6% në mbështetje, e cila sipas përllogaritjeve paraprake reflektohet edhe në numrin e mandateve.
Sipas një projeksioni të organizatës “Demokracia në Veprim”, Vetëvendosje pritet të sigurojë 48 ulëse në Kuvend, rreth 9 më pak se në legjislaturën e kaluar.
Partia Demokratike e Kosovës parashikohet të marrë 24 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 mandate. Sipas këtyre projeksioneve, Lidhja Demokratike e Kosovës shënon rritje në përfaqësim parlamentar.
Procesi i numërimit vijon ende dhe rezultatet përfundimtare mund të pësojnë ndryshime.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






