Transmetuar më 07-06-2026, 22:22

Kosovë – 7 qershor 2026

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë, sipas rezultateve paraprake të publikuara pas numërimit të mbi 95% të votave.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje kryeson me 43.47% të votave, duke dalë forca e parë politike në vend.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.40%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.88% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.19%.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 35%, më e ulët krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, kur pjesëmarrja arriti rreth 45%.

Autoritetet zgjedhore dhe Policia e Kosovës njoftuan se procesi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente që do të ndikonin në mbarëvajtjen e votimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit